Nga data 15 maj deri më 22 maj 2019, nxënësit e klasëve të 12-ta ishin në një shëtitje kulturore në Itali.
Shëtitja kishte karakter kulturor ku nxënësit patën mundësi të njohën më historinë mijëravjeçare të Italisë.
Fillimisht, ata udhëtuan me traget përmes detit Adriatik për në Bari. Vizita e tyre e radhës ishte regjioni i Napolit konkretisht qyteti Vico Equence.
Natën e mbërritjes, destinacion ishte qyteti i Sorrentos, qytet i cili ka një pamje mahnitëse gjatë mbrëmjes.

Dita tjetër e vizitës ishte qyteti i Pompeit. Qytet ky i cili ka një histori 2000 vjeçare edhe pse i shkatërruar nga Vullkani Vezuf.

Pas Pompeit, radhën e kishte Roma. Aty nxënësit patën mundësi ta vizitojnë Vatikanin dhe një pjesë të qytetit si Coloseumin dhe Fontana di Trevi.

Qyteti i Napolit e kishte radhën për tu vizituar. Qytet ky i cili ka bukuri te mahnitshme. Po atë ditë, u vizitua edhe qyteti i Sorrentos, qytet ky i cili është i njohur për kultivimin e Limonëve



Dita e fundit e vizitës ishte rezervuar për qytetin e bukur te Casertas. Aty nxënësit vizituan Pallatin Mbretëror, pallat në të cilin ka qëndruar Mbreti i Napolit.
Përshtypjet e nxënësve për këtë vizitë ishin mbresëlënëse dhe për ta ishte një shëtitje e paharruar.


Category: Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 27/05/2019