Gjatë ditëve që po i lemë pas, nxënësit e klasëve të 11-ta patën një vizitë disa ditore në Shqipëri. Vizita kishte qëllim kulturor në mënyrë që nxënësit të njihen më shumë me vendet historike që ka Shqipëria.

Dita e parë e vizitës ishte e rezervuar për qytetin e bukur të Shkodrës. Aty nxënësit tanë patën mundësi ta vizitojnë qytetin dhe burimin e lumit Buna. Për shkaktë kushteve atmosferike nuk arritëm ta vizitojmë Kalanë e Shkodrës.

Dita e dytë e vizitës ishte në muzeun arkeologjik të Apollonisë dhe ne qytetin e pavarësisë, Vlorë. Aty nxënësit tanë patën mundësi të shohin shtëpinë e pavarësisë si dhe shumë vepra arkitektonike.



Në ditën e tretë dhe të fundit, nxënësit tanë vizituan Bunkartin. Aty patën mundësi të udhëtojnë në një kohë të cilën ata vet nuk e kanë përjetuar, kohën e komunizmit në Shqipëri. Bunkarti ishte një mundësi për të parë mizoritë e popullit Shqiptar në kohën e komunizmit.

Krejt ne fund para nisjes për Kosovë, nxënësit vizituan edhe një nga Universitetet me te njohura ne Ballkan “Zoja e Këshillit të Mirë”.  I cilësuar si një Universitet Evropian i cili posedon programet dhe pajisjet e punës sipas standardeve Evropiane.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik

Publikuar më: 02/05/2019