Më 23.05.2015 u organizua shëtitja kulturore në kuadër të planprogramit mësimor për lëndët e Gjeografisë dhe Historisë ku nxënësit e klasës së VI-të të SHFMU “Don Bosko” – Prishtinë patën mundësi të shohin nga afër terenet gëlqerore dhe hinkat në rajonin e Zymit të Hasit, gjithashtu në Prizren vizituan Kalanë e Prizrenit dhe Lidhjen e Prizrenit, ku profesoresha e Historisë mbajti ligjeratë dhe iu shpjegoi nxënësve për rëndësinë historike të tyre.
Category: Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët Publikuar më: 28/05/2015