QSE “Don Bosko” në Prishtinë publikon këtë SHPALLJE
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2024/2025
- Një (1) mësimdhënës/e për lëndën mësimore GJUHË ANGLEZE me normë të plotë, për kohë të caktuar, prej 01.09.2024 deri më 31.08.2025;
Kushtet e punësimit: Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Nenit 35, paragrafit 8, të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, me Nr. 04/L-032, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm.
Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:
– CV-në e kompletuar;
– Kopje të letërnjoftimit;
– Diplomën certifikatën e diplomimit nga Fakulteti (kopje të noterizuar);
– Certifikatën e trajnimeve të kryera (nëse keni);
– Vërtetimin mbi përvojën e punës (nëse keni);
Dokumentet e kompletuara mund t’i dërgoni përmes E-malit: [email protected].
Afati për aplikimit është deri më 26.07.2024.
Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që do t’i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse, ose të përafërt.
Drejtori,
Don Dominik Kukeli
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik