Të shtunën me datë 3 shkurt 2018, Qendra “Don Bosko” në Prishtinë mirëpriti ish nxënësit e saj.
Ish nxënësve, mirëseardhje ju uruan, drejtori i Qendrës Don izidor Lukic, zëvëndës drejtori Don Tomë Mihaj dhe Don Pavlin Zefi, të cilët së bashku me ta bashkëndanë historitë e kaluara dhe momentet e tanishme. Po ashtu atyre ju dhanë këshilla se si duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Drejtori në fjalën e tij, temë kishte porosinë e Rektorit Madhor, ku i porosit ata të jenë qytetarë të mirë e të devotshmëm dhe mbi të gjitha humanistë.

Pastaj ish nxënësit treguan dëshmitë e tyre gjatë pwriudhës së kaluar në shkollën tone.

Ish nxënësit ishin jashtëzakonisht mirënjohës për pritjen qe ju bë atyre dhe fjalët e tyre ishin:

”Don Bosko”, ka qenë dhe do të mbetet përherë shtëpia jonë e dyte”

Në fund të takimit për ta ishte organizuar një koktej rasti. Po ashtu atyre ju shpërndanë disa dhurata simbolike.

Ne ju dëshirojmë ish nxënësve tanë shëndet e suksese në hapat e jetës së tyre dhe i sigurojmë ata që “Don Bosko”, vërtetë do të mbetet shtëpia e tyre e dytë dhe gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 04/02/2018