Sot, u mbajt takimi me prindër të klasëve X dhe XI. Ky takim, kishte për qëllim njoftimin e prindërve për suksesin, mungesat dhe sjelljet e fëmijëve të tyre.
Fillimisht takimin e hapi drejtori i QSE Don Bosko, Don Izidor Lukic i shoqëruar nga ZV. Drejtori Don Tomë Mihaj. Drejtori në fjalën e tij dha një rezyme për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor për këtë periudhë kohore.
Pas Drejtorit, fjalën e mori Zv. Drejtori Don Toma i cili i njoftoi prindërit për shëtitjen kulturore në Shqipëri.
Më pas prindërit u shpërndanë së bashku me kujdestarët nëpër klasa të cilët u njoftuan më hollësisht mbi rezultatet e fëmijëve të tyre.
Category: Lajmet Publikuar më: 28/03/2019