Sot, me datë 26.08.2019, u mbajt takimi mirëseardhës për klasët e X-ta, ashtu siç edhe ishte planifikuar.

Takimin e hapi Drejtori i Qendrës Social-edukative “Don Bosko”, Don Dominik-Skender Qerimi, i cili fillimisht uroi mirëseardhje për nxënësit e rinj. Pastaj në fjalën e tij, Drejtori theksoi se sa të rëndësishme janë për Qendrën tonë edukimi dhe arsimimi i të rinjve. Ai falënderoi prindërit që i besuan shkollës sonë dhe i siguroi ata që nuk do të ndahen të zhgënjyer me besimin e dhënë.

Po ashtu, Drejtori njoftoi nxënësit edhe për rregulloren e shkollës, rregullore kjo që duhet të zbatohet me përpikëri.

Pastaj e kaloi fjalën tek zëvendësdrejtori, Don Tomë Mihaj.

Don Toma pasi ju uroi mirëseardhje prindërve dhe nxënësve, ai theksoi po ashtu disa pika të rregullores. Në kuadër të mjeteve të komunikimit me prindër ai gjithashtu prezantoi Data Bazën e nxënësve.

Në fund fare, ishte edhe takimi i nxënësve me kujdestarët e klasës përkatëse.

Ne, si staf i Qendrës “Don Bosko”, në krye me Drejtorin dhe salezianët, ju urojmë mirëseardhje dhe suksese nxënësve të rinj!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 26/08/2019