Sot u mbajt takimi i fundvitit me prindër të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët. Ky takim kishte për qëllim njoftimin e prindërve rezultatet finale të fëmijëve të tyre.

Fillimisht takimin e hapi drejtori i QSE Don Bosko, Don Izidor Lukic. Drejtori në fjalën e tij dha një rezyme për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor për vitin shkollor 2017/18.

Më pas prindërit u shpërndanë së bashku me mësueset dhe kujdestarët nëpër klasa të cilët morën rezultatet e fëmijëve të tyre.

Prindërit u ndanë shumë të kënaqur me rezultatet dhe falënderuan mësueset dhe kujdestarët për angazhimin e tyre.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 28/06/2018