Në valën e zhvillimit të takimeve që po mbahen në Qendrën “Don Bosko”, me qëllim të një fillimviti të mbarë, sot, 28 gusht 2019, u mbajt takimi informues për nxënësit e SHFMU.

Takimin e hapi zëvendësdrejtori për SHF dhe SHFMU, Don Pavlin Zefi. Ai fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe u uroi mirëseardhje, e pastaj vazhdoi me një rezyme të shkurtë për drejtorin dhe veprimtarinë e tij. Pas kësaj, ai e kaloi fjalën tek drejtori i shkollës, Don Dominik- Skender Qerimi, i cili përshëndeti të pranishmit fillimisht, pastaj foli mbi shkollën dhe rregullat e funksionimit të saj, gjithashtu mbi besimin që ka krijuar tek prindërit.

“Më vjen mirë t`ju shoh përsëri këtu, disa nga prindërit që i kam takuar dje në takimin mirëseardhës të klasëve të para, sepse kjo dëshmon se ju keni kaq shume besim tek ne, sa jo vetëm një, por edhe nga dy e tre fëmijë na i keni besuar. Kjo është shenjë e suksesit dhe faktit se ju jeni shumë të kënaqur me shkollën tonë.” Kjo është fjalia me të cilën drejtori falënderoi prindërit për besimin e dhënë, e pastaj edhe premtoi se do përpiqemi vazhdimisht e pafundësisht për të mos e humbur këtë besim.

Pas fjalimit të drejtorit, Don Pavlini i prezantoi para nxënësve edhe kujdestarët e klasëve të gjashta dhe foli mbi rëndësinë e kalimit nga cikli fillor në atë të mesme të ulët.

Pastaj prindërit, nxënësit dhe kujdestarët u drejtuan nëpër klasat përkatëse.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 28/08/2019