Takimi me prindërit e klasave I-VIII e X-XII
Me datë 25-27.10.2016, u mbajtën takimet me prindër të të gjitha klasave të SHFMU, dhe SHML
Më poshtë mund ta lexoni fjalimit e drejtorit të QSE “Don Bosko” drejtuar prindërve.
Edukimi
Të edukojmë «komplet njeriun», do të thotë se elementi që karakterizon veprën edukative përfshin gjithë pasurinë njerëzore të të edukuarit: inteligjencën, racionalitetin, aftësinë praktike, ndjeshmërinë estetike, afektivitetin, ndërgjegjen morale, fetare dhe shoqërore. Nëse nuk e marrim përsipër komplet njeriun do të ishte një padrejtësi e vërtetë.
Thirrja edukative i ofron vetë edukatorit një mundësi rritjeje edhe në rrafshin e drejtpërdrejtë etik. Çdo edukim i vërtetë niset nga njohja dhe promovimi i një rendi të parë të pasurisë njerëzore, ato që kanë të bëjnë me mirëqenien dhe cilësinë e jetës, në vetvete dhe në të tjerët. Të gjitha këto vlera i japin cilësi jetës dhe duke ndihmuar për të bërë jetën të gjallë, apo interesante, kuptimplote, të dobishme për vetën dhe për të tjerët, për aq sa është e mundur.
Relacioni sekret i edukimit
Çdo dinamizëm edukativ realizohet në një forme kontakti në mes dy personave. Ne edukohemi reciprokisht, ne edukojmë duke lejuar që të edukohemi. Të edukosh është të komunikosh, duke nxjerrë nga përvojat e brendshme dhe më të thella të jetës së edukatorit, duke lejuar të ndryshohemi nga përvojat e thella të atij që edukojmë.
Dialogu është shumë i rëndësishëm në edukim
Ligji i parë është dialogu edukativ, që do të thotë pranimi pa kushte i diversitetit të tjetrit. Edukimi u përgjigjet kritereve të një dialogu autentik ndërpersonal, një vëmendjeje të plotë simpatie. Sa herë që komunikimi edukativ bie në monolog, aty nuk është më edukim, por një indoktrinim i njëanshëm, një dominim formimi i edukatorit sipas imazhit dhe ngjashmërisë së tij. Komunikimi edukativ i kërkon edukatorit para së gjithash një bashkëjetesë të vazhdueshme me persona që ai nuk i ka zgjedhur dhe që janë larg tij nga një diferencë e konsiderueshme e moshës, kulturës dhe prirjes së brendshme.
Edukimi i vërtetë merr parasysh diversitetin e moshës, diturisë, pjekurisë, një botë mendimi dhe vlerash, të cilat edukatori është në gjendje t`i kuptojë.
Drejtori
Don Izidor Llukiq
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore Publikuar më: 27/10/2016