Sot u mbajt takimi me prindër të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët. Ky takim kishte për qëllim njoftimin e prindërve për notat, mungesat dhe sjelljet e fëmijëve të tyre.

Fillimisht takimin e hapi drejtori i QSE Don Bosko, Don Izidor Lukic i shoqëruar nga përgjegjësi i SHFMU, Don Pavlin Zefi. Drejtori në fjalën e tij dha një rezyme për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor për këtë periudhë kohore.

Më pas prindërit u shpërndanë së bashku me mësueset dhe kujdestarët nëpër klasa të cilët u njoftuan më hollësisht mbi rezultatet e fëmijëve të tyre.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 26/03/2018