Sot u mbajt takimi me prindër të klasave të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët. Ishte ky takimi i parë pas fillimit të procesit mësimor i cili kishte për qëllim njoftimin e prindërve për mbarëvajtjen e procesit mësimor për këtë periudhë kohore.
Fillimisht prindërit u takuan me drejtorin Don Izidor Lukic dhe zëvendësin e tij Don Tomë Mihaj në sallën multimediale. Ata nga drejtori u njoftuan për mbarëvajtjen e deritanishme të procesit mësimor si dhe i kushtoj vëmendje mënyrës së edukimit sipas sistemit gjithëpërfshirës.
Pas drejtorit fjalën e mori zëvendësi i tij i cili prezantoi databazën për klasat e VII, VIII dhe IX.
Më pastaj prindërit u shpërndanë nëpër klasa së bashku më kujdestarët të cilët i njoftuan ata më hollësisht për suksesin, disiplinën dhe gjerat tjera që lidhen me procesin edukativo arsimor.
Ne i falënderojmë prindërit për interesimin dhe mbështetjen e tyre në procesin edukativo arsimor.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore Publikuar më: 03/11/2017