E fillojmë këtë muaj me shpresën se të gjithë fëmijët anë e mbanë botës janë mirë pas gjendjës së shkaktuar nga pandemia e fundit. Por gjithashtu, këtë muaj e fillojmë me urimet me të mira për ta, duke pasur parasysh se kjo ditë ju kushtohet pikërisht atyre, fëmijëve, të vegjëlve tanë.

Don Bosko thoshte: “Për ju jetoj, për ju punoj. Për ju jam i gatshëm të jap edhe jetën.”

Duke ndjekur shembullin e tij, ne për ju jetojmë, sakrifikojmë dhe për ju punojmë.

Sot, kur e gjithë bota e feston 1 Qershorin në mënyra të ndryshme, ne shfrytëzojmë rastin të lutemi për ata fëmijë, që nuk kanë mundësi për të festuar.

Lutemi dhe nga zemra urojmë të rriteni të shëndetshëm, plot gëzime dhe në harmoni! Por të mos ndryshoni kurrë! Nga ana shpirtërore të mbeteni gjithmonë fëmijë, të dëlirë, engjëj!

Shumë të dashur fëmijë, Qendra Social- Edukative “Don Bosko” dhe Bashkësia Saleziane, Prishtinë, ju urojnë përzemërsisht 1 Qershorin, ditën e krijesave më të pafajshme në këtë botë!

Keni qenë, jeni dhe do të mbeteni krenaria dhe motivi jonë për të jetuar dhe për të punuar.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 01/06/2021