Të dashur maturantë,

Ju njoftojmë se pjesa e dytë e testit të maturës shtetërore do të mbahet më datë  6 qershor 2018, ora 10:00h.
Vendi ku do të mbahet testi për maturantët tanë është: QSE “Don Bosko” në Prishtinë.
Të gjithë nxënësit duhet të jenë prezent në shkollë duke filluar nga ora 9:00.

 

Kandidatëve u lejohet të:

– Të kenë me vete letërnjoftimin
– Të hyjnë brenda në kohë të caktuar
–  Të sistemohen sipas udhëzimeve të administruesve
– Të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në fletëpërgjigje
– Të kenë me vete një Laps HB.
– Të kenë me vete fletëparaqitjen e provimit

 

Kandidatëve nuk u lejohet të:

– Vonohen në provim
– Kenë celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit
– Ndërrojnë vend pa lejen e administruesit
– Kopjojnë në asnjë formë
– Pëshpëritin apo komunikojnë me të tjerët
– Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.

 

MODELI I TESTIT

Testi përmban kërkesa (pyetje) të tipit të mbyllur, me zgjidhje të shumëfishta, me katër alternativa, nga të cilat vetëm njëra është e saktë.

 

1. Gjimnazi i Përgjithshëm

       Dita e dytë: 100 kërkesa

1. Kimi —————————————— 20  kërkesa
2. Biologji ————————————–20  kërkesa
3. Histori ————————————– 20  kërkesa
4. Gjeografi ———————————- 20 kërkesa
5. Informatikë ——————————-20 kërkesa

 

2. Arsimi Profesional II.

Elektroteknikë (Teknik i Informatikës dhe Teknik i Telekomunikaconit)

Dita e dytë: 100 kërkesa

1. Matematikë ———————————— 30 kërkesa
2. Fizikë ——————————————— 15 kërkesa
3. Informatikë- ———————————- 30 kërkesa
4. Ekonomi me ndërmarrësi ————— 25 kërkesa

Urojmë që nxënësit tanë në testin e Maturës Shtetërore të shënojnë rezultate të larta dhe njëherit të jemi shembull për të mirë, për tërë këtë proces.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 05/06/2018