Me datë 06-07 Nëntor 2015 do të mbahet seminari për profesorët e shkollave saleziane në Shqipëri dhe Kosovë.
Seminari ka për synim të arrijë këto objektiva:
– Të bashkëndajë me profesorët ofertën kulturore-edukative saleziane, duke identifikuar parimet dhe kriteret mbi identitetin e shkollës saleziane për një organizim dhe përcjellje më efikase të shkollave, dhe të jetë e aftë që në të njejtën kohë të vlerësoj ndryshimet si pasuri dhe të orientojë në vlerat e edukimit salezian.
– Të kushtojë një hapësirë për një reflektim serioz mbi propozimin edukativ salezian nën ndriçimin e koordinatave të vendosura nga Kuadri i Referimit për Baritoren Rinore Saleziane dhe të realitetit kulturor dhe edukativ të Evropës.
LIGJERUES:
MIGUEL ANGEL GARCIA MORCUENDE,
PËRGJEGJËS BOTËROR PËR ZYRËN E SHKOLLËS DHE FORMIMIT PROFESIONAL TË KONGREGATËS SALEZIANE
ME SELI NË ROMË, ITALI.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë