Gjatë javës që po e lemë pas për pesë ditë me radhë, në QSE “Don Bosko”-Prishtinë u mbajt trajnimi për zbatimin praktik të kurrikulës së re të arsimit parauniversitar.
Ky trajnim u organizua nga QSE “Don Bosko” ku për qëllim kishte avancimin e mësimdhënësve për kurrikulën e re të arsimit e cila nga shtatori do të jetë obligative për gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës.
Gjatë kësaj jave mësimdhënësit tanë së bashku me trajnerët e angazhuar nga shkolla përfunduan me sukses këtë trajnim të cilët nga shtatori do të fillojnë ta zbatojnë në praktikë sipas planit të paraparë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Falënderojmë trajnerët të cilët ishin shumë të përkushtuar në punën e tyre, mësimdhënësit të cilët dhanë shumë nga vetja me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira, dhe posaçërisht stafin menaxhues me në krye drejtorin Don Izidor Llukic të cilët bën te mundur organizimin e këtij trajnimi.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 15/07/2017