Aktivitetet në kuadër të Javës së Don Boskos sot vazhduan me tryezën e rrumbullakët, aktivitet ky i cili tanimë është bërë tradicional në shkollën tonë .
Duke pasur parasysh që viti 2018 është shpallur si viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut QSE “Don Bosko” në Prishtinë ka vendosur që në këtë tryezë të rrumbullaket ta trajtojmë veprën, jetën dhe rendësin historike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Tema e diktutimit ishte:
<<Viti jubilar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut>>
Në fillim të kësaj tryeze fjalën përshëndetëse e kishte drejtori i QSE Don Bosko, Don Izidor Lukic.
Të ftuar në tryezë ishin:
Prof. dr. Dr. Muhamet Mala, dr. i shkencës së historisë së mesjetës, Profesor në Fakultetin Filozofik në Universitetit e Prishtinës. Autor dhe studiues i shkrimeve, veprave, hulumtimeve, debateve televizive dhe konferencave kombëtare e ndërkombëtare.
Prof. Dr. Gjon Berisha, studiues dhe doktor i shkencave të historisë mesjetare. Bashkëpunëtor shkencor dhe sekretar shkencor në Institutin e Historisë “Ali Hadri’ në Prishtinë.
Don Pavlin Zefi përgjegjës për shkollën fillore të mesme të ulët në QSE “Don Bosko”.
Pas ligjëratave nga panelistët kishte kohë të rezervuar edhe për debat ku nxënësit patën mundësi të japin komente dhe të bëjnë pyetje për panelistët.
Gjithashtu sot u shpallën edhe disa nga esetë më të mira që ishin përzgjedhur nga komisioni vlerësues, ndërsa tri vendet e para do të shpallën në ditë e shkollës që do të jetë me 9 shkurt.
Në fund të gjithë të pranishmit ishin të ftuar në një koktej rasti.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 07/02/2018