Sot më datë 27 Janar 2016 në Qendrën “Don Bosko” – Prishtinë u mbajt Tryeza e Rrumbullakët me temë “Edukimi: Përgjigje e sfidave të sotme”.
Në tryezë morrën pjesë nxënësit e Liceut Elektroteknik & Gjimnazit “Don Bosko” – Prishtinë dhe panelistët ishin: Prof. Dr. Demë Hoti, Prof. Dr. Naser Zabeli dhe Don Pavlin Zefi, ngjarje kjo e moderuar nga Prof. Vlora Memaj-Uka.
Përveq shtjellimit të temës në fjalë, sot gjatë tryezës u bë edhe publikimi e tri vendeve të para fituese të garës për ese (renditje alfabetike) dhe shpërndarja e mirënjohjeve për shtatë nxënësit fitues të vendeve të garës për ese, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet me 29 Janar 2016 në Festën e Shkollës.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 27/01/2016