Në kuadër të Javës së Shkencës, të mërkurën me datë 3 maj 2017 ora 12:00, në QSE “Don Bosko” në Prishtinë, do të organizohet tryeza e rrumbullakët me temën SIGURIA KIBERNETIKE.
Në këtë tryezë panelistë do të jenë ekspert të fushës së kibernetikës të cilët do t’i shpalosin njohuritë e tyre para të pranishmëve.
Agjenda do të jetë si më poshtë:
– Fillimi: ora 12:00h
– Fjala përshëndetëse: Drejtori i QSE “Don Bosko”, Don Izidor Llukiq
– Prezantim i shkurtër i nxënësit Domenik Rashiti nga shkolla “Gjin Gazulli” në Prishtinë
– Prezantimi nga panelistët: Blerim Jahiu (AUK), Burim Prezniqi (AUK) dhe Atdhe Buja (UBT)
– Diskutim me nxënës
Në këtë tryezë do të këtë mysafir të ndryshëm nga shkollat e mesme dhe universitet publike e private të Republikës së Kosovës.
Category: DITA E SHKENCËS , Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 29/04/2017