Tryezë e rrumbullakët me temë:
“Roli i familjes në edukimin e adoleshentëve”
Rektori Madhor, pasardhësi i Don Boskos, në nivel botëror ka zgedhur të trajtojë si temë viti familjen, respektivisht rolin dhe ndikimin e saj në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Pra tema e sivjetme është: “Jemi familje: çdo shtëpi, shkollë jete dhe dashurie”.
Ndaj sot, më 1 shkurt 2017, duke filluar në orën 12:00, në Sallën e takimeve të Qendrës sonë u mbajt Tryeza e rrumbullakët me temë, “Roli i familjes në edukimin e adoleshentëve”, ku morën pjesë nxënës e prindër.
Drejtori i QSE “Don Bosko”, Don Izidor Llukiç e përshëndeti fillimisht këtë takim, për t’i hapur udhë ligjëratave të panelistëve të ftuar në këtë tryezë.
Panelistë të kësaj Tryeze ishin Dr. Mons. Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës dhe Znj. Merita Shala, Prof. Dr. i Psikologjisë.
Ligjeratat ishin mjaftë frytdhënëse dhe gjatë debatit nxënësit dhe prindërit patën mundësinë të bëjnë pyëtje dhe të marrin përgjigjet e dëshirueshme nga panelistët.
Në kuadër të javës së Don Boskos është organizuar edhe Gara për ese, me titull “Perceptimi i familjes në sytë e të rinjve”. Ndaj, në fund të kësaj Tryeze u dhanë mirënjohje për shtatë esetë më të mira, ndërsa për ecurinë e vlerësimit të eseve foli Prof. Naim Janova-Kryetar i jurisë vlerësuese.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 01/02/2017