Me 14 shkurt 2020, në Qendrën Social- Edukative “Don Bosko” u mbajt Tryeza e Rrumbullakët, me temën “MASMEDIA”.

Këtë tryezë e hapi drejtori i QSE “Don Bosko”, Don Dominik-Skender Qerimi,  i cili fillimisht uroi mirëseardhje dhe më pas i dha fjalën profesorit dhe prezantuesit të mirënjohur, Adi Krasta.

Profesor Adi foli për rolin e masmedias, medias së shkruar dhe asaj vizive. Gjithashtu ai foli mbi rrjetet sociale, si pjesë e rëndësishme e mediave.

Gjatë fjalimit, Profesor Adi e theksoi rëndësinë e informacionit, por të informacionit të sakt, dhe rëndësinë e fakteve që e përbëjnë lajmin e verifikuar.

Profesori në fjalë, i cili na nderoi me ardhjen e tij, la porosi që rinia të lexojnë sa më shumë, sepse nëpërmjet leximit do ta kemi në posedim edhe fuqinë e informacionit dhe të mendimit.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 14/02/2020