Në kuadër të Javës së Shkencës, të mërkurën me datë 25 prill 2018 ora 12:00, në QSE “Don Bosko” në Prishtinë, do të organizohet tryeza e shkencore me temën KRIPTOANALIZA.

Në këtë tryezë panelistë do të jenë ekspert të fushës të cilët do t’i shpalosin njohuritë e tyre para të pranishmëve.

Agjenda do të jetë si më poshtë:

– Fillimi: ora 12:00h

– Fjala përshëndetëse: Drejtori i QSE “Don Bosko”, Don Izidor Llukiq

– Prezantimi nga panelistët: Prof. Dr. Mensut Ademi (Fakulteti Juridik – AAB), Ermal Sadiku (ekspert i kriptovalutave) dhe Taulant Ramabaja (ekspert në blockchain).

– Diskutim me nxënës

Në këtë tryezë do të këtë mysafir të ndryshëm nga shkollat e mesme dhe universitet publike e private të Republikës së Kosovës.


Category: DITA E SHKENCËS , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 20/04/2018