Gjatë këtyre 2 javëve, në SHML “Don Bosko”, u organizua turniri në futboll të vogël, për nder të festës së 28 Nëntorit.

Në turnir morën pjesë të gjitha klasat e Shkollës së Mesme.

Ky turnir ishte i planifikuar dhe i organizuar më shumë finesë nga profesorët e Edukatës Fizike, Burbuqe Ahmetaj, Labinot Ramadani dhe në mbështetje të pa rezervë nga prof. Valentin Spaqi.

Në finale u përballën klasa 12/D dhe klasa 11/B.

Të dyja ekipet zhvilluan një lojë të bukur duke e respektuar njëra tjetrën.

Në fund, klasa 12/D doli fituese me rezultat 2 me 1

Falënderojmë organizatorët dhe ekipet pjesëmarrëse për organizimin e mire dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë turnirit.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 30/11/2021