Aktivitetet e javës së “Don Boskos” vazhduan sot me ndeshje miqësore në volejboll për femra mes disa shkollave të qytetit të Prishtinës.

Shkollat pjesëmarrëse ishin:

1. QSE “DON BOSKO”, Prishtinë,

2. “British School”, Prishtinë,

3. “Mehmet Akif”, Prishtinë

Shkollat pjesëmarrëse zhvilluan lojë miqësore dhe atraktive të cilat ngritën në këmbë publikun.

Loja e parë gjysmëfinale u zhvillua në mes të QSE “Don Bosko” Prishtinë dhe “British School”. Lojën e fitoi QSE “Don Bosko” me rezultat 2 me 1 në sete.

Finalja u zhvillua në mes të “Mehmet Akif” dhe QSE “Don Bosko”. Pas tri seteve dhe pas një lojë shumë të fortë dhe atraktive fitues doli shkolla “Mehmet Akif” me rezultat 2 me 1 në sete.

Ne i urojmë fitueset dhe ju dëshirojmë suksese në të ardhmen.

Shpërblimet do të ndahen me date 3 shkurt 2017 në festën e shkollës sone.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 30/01/2017