Sot më 26 Janar në Qendrën Sportive Don Bosko në Prishtinë u mbajt turniri i futbollit të vogël “Don Bosko” në mes shkollave të mesme të komunës së Prishtinës.
Shkollat pjesëmarrëse në turnir ishin: Kolegji Universum, SHMEJ H. Kadri Prishtina, Don Bosko dhe Mileniumi i Tretë.
Fitues i turnirit u shpall ekipi i shkollës “Don Bosko” – Prishtinë pas ndeshjes finale me ekipin e shkollës SHMEJ H. Kadri Prishtina, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin Don Bosko 4 – 1 SHMEJ H. Kadri Prishtina.

Lojtari më i mirë i turnirit “Don Bosko” për vitin 2016 u shpall nxënësi Luan Ibrahimi (Gjimnazi “Don Bosko”).

 


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 26/01/2016