Pas shumë lojërave të bukura të cilat u luajtën në këto ditë në kuadër të Javës së Don Boskos, sot përfundoi turniri në basketboll për meshkuj.

Në finale u takuan:

SHML “Don Bosko”-Prishtinë vs SHML “Gjin Gazulli”

Kjo lojë ishte ndër lojërat më të bukura të luajtura në këtë turne, ku të dyja ekipet organizonin dhe finalizonin aksione shumë të bukura. Nuk mungonte as atraktiviteti me ngulitjet që bënin lojtarët.

Në fund loja përfundoi në të mirë të SHML “Don Bosko” me 18 pikë dallim.

SHML “Don Bosko”-Prishtinë 44 vs 26 SHML “Gjin Gazulli”

Qendra “Don Bosko” në Prishtine dhe drejtori Don Izidor Lukic, falënderon ekipet për pjesëmarrje, loje fer dhe korrekte.

Po ashtu një falënderim i veçantë i shkon edhe dy profesorëve të shkollës sonë, prof. Burbuqe Ahmetaj dhe prof. Valentin Spaqi për angazhimin e tyre në këtë organizim.

Mire u pafshim vitin e ardhshëm.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 31/01/2018