Aktiviteteve sportive te zhvilluara në kuadër të Javës së Don Boskos, sot ju erdhi fundi. Këto aktivitete përfunduan me finalen e turnirit në volejboll për femra.
Pas shumë lojëravë të bukura të cilat u zhvilluan gjatë këtij turniri ku pjesëmarrëse ishin disa nga shkollat e mesme te larta të Prishtinës, në fund në finale arritën:
SHML “Mehmet Akif” dhe SHML “28 Nëntori”
Ishte kjo një finalë shumë mirë e organizuar dhe po ashtu ishte një lojë që i përngjau finales, ku ishte shumë atraktive dhe interesante për publikun.
Ne fund fitore arriti SHML “Mehmet Akif” duke fituar 2 – 0 ne sete.
SHML “Mehmet Akif” vs SHML “28 Nëntori” 2-0 në sete.
Falënderojmë shkollat pjesëmarrëse dhe i urojmë ato për rezultatet e arritura.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 06/02/2018