Gjatë kësaj javë, profesorët e QSE “Don Bosko” në Prishtinë, në organizimin e menaxhmentit të shkollës bën verifikimin e punës të vitit shkollor 2017/18.

Profesorët dhe stafi verifikuan të arriturat e këtij viti si dhe lëshimet që mund të kenë ndodhur.

Po ashtu, profesorët bën edhe verifikimin e kurrikulës së re, ku profesorët Jozefina Dodaj dhe Betim Bajoku kishin përgatitur materialet të cilat shpjegonin zbatimin saj.

Krejt ne fund, drejtori i QSE “Don Bosko”, kishte përgatitur një prezantim mbi sistemin preventive të Don Boskos. Aty ai ceku se si i gjithë stafi i qendrës duhet të mishërohet me atë sistem i cili na afron dhe mishëron me nxënësit.

Nesër do të jetë dita e fundit e punës për këtë vit shkollor dhe i gjithë stafi do të mblidhet për një drekë të përbashkët.

Pushime të këndshme!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 12/07/2018