Sot më 29.05.2015, mirmëngjesi për nxënësit ishte pak më ndryshe, sepse nxënësit patën mundësi të fillojnë ditën me delegatin e inspektorit për të rinjtë, Don Fabio Bellino, i cili solli porosi, këshilla dhe urime për nxënësit dhe stafin e Qendrës “Don Bosko” -Prishtinë.

Don Bosko ka ofruar më të mirën për të rinjtë, edhe kjo Qendër në Prishtinë është besnike e këtij vizioni të Don Boskos qoftë për cilësinë e strukturave, teknologjisë, por mbi të gjitha cilësinë e edukimit.

Kalova një ditë në Qendrën tuaj dhe them se menjëherë munda të ndjej frymën familjare.
Don Bosko dëshironte që Qendrat e tij ti quante Shtëpi, sepse donte që nxënësitt të ndiheshin mirë, të qetë, në familje.  Që të ketë familje, është e domosdoshme të jenë edhe edukatorët, salezianët dhe profesorët, të cilët ndihen si prindër, dhe nxënësit që ndihen pjesë e kësaj familje të madhe, që është familja e madhe e Don Boskos, e përhapur në të gjithë botën, e që këtu në Prishtinë po rritet dhe zhvillohet mirë.
Don Bosko është i lumtur me ju!

Don Fabio

MË SHUMË FOTO!

Më shumë info rreth inspektorisë:

http://www.donbosko-kosova.com/inspektoria
http://www.donboscoalsud.it/këshilli-inspektorial


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Oratori , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 29/05/2015