Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, Qendrën tonë e nderoi me vizitën e tij Inspektori i rajonin të Mesdheut, don Angelo Santorsola.
Vizita e tij ishte kishte rëndësi të veçantë sepse kjo vizitë po organizohet pas një përiudhe të rëndë siç ishin këto vitet e pandemisë, kurse rëndësia e dytë është njohja me realitetin post-pandemi dhe mbarëvajtjen e Qendrës sonë.
Don Angelo gjate gjithë kohës së qëndrimit në Qendër, vizitoi pothuajse çdo nxënës, mësimdhënës dhe çdo cep të ambienteve tona.
Gjatë ditës së djeshme dhe sotme, Inspektori takoi nxënësit dhe ju drejtua atyre me disa mesazhe.
Ai u tha nxënësve, se arsyeja pse Ne jemi këtu, jeni Ju, Ju jeni ata që na motivoni çdo ditë e më shumë në angazhimet tona, andaj, gjeja më e rëndësishme për Ne është që ju të ndiheni mirë si në shtëpinë tuaj. Ta doni Shkollën si shtëpinë tuaj dhe të bëheni profesionistë të mirë për Shtetin tuaj.
Gjeja me e vlefshme sot është edukimi, andaj të edukohemi në atë mënyrë që në këto kohe të luftërave që ndodhin gjithandej në botë, Në të krijojmë paqe. E paqja krijohet kur secili e ndien në zemrën e tij.
Pas takimeve me nxënës, Inspektori takoi edhe Stafin e Qendrës.
Në takim me stafin, Inspektori i falënderoi për punën dhe përkushtimin që ata kanë në edukimin dhe arsimimin e brezave te rinj. Ai i falënderoj stafin për atë që janë dhe për atë që bëjnë, sepse Qendra nuk mund të funksionoi pa përkushtimin tuaj, andaj angazhohuni edhe më shumë në mënyrë që misionin të cilin e kemi marrë ta kryejmë më devotshmëri.
Të punojmë në edukimin e të rinjve dhe të bisedojmë me ta për hallet e tyre, sepse vetëm kështu mund të hyjmë në zemrën e të rinjve, tha inspektori don Angelo.
Edhe njëherë falënderojmë Inspektorin për vizitën e tij dhe e presim me dashuri në vizitat e radhës.
Category: Lajmet Publikuar më: 13/05/2022