Gjatë ditës së sotme, nxënësit e klasës së IV/B vizituan Bankën Qendrore të Kosovës.
Kjo vizitë ishte me ftesë të Bankës Qendrore të Kosovës, në kuadër të Javës së Kursimit, me ç ‘rast organizohen aktivitete të ndryshme.
Nxënësit tanë i priti U.D i Guvernatorit të Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti, së bashku me drejtorin e Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Fëmijët u informuan për paratë, mënyrën e shpenzimit dhe kursimit të saj. Pastaj bën aktivitete të ndryshme duke punuar librin e kursimeve të tyre.
Fëmijët po ashtu kishin rastin të bëjnë pyetje të ndryshme rreth parasë.
Në fund për ta ishte organizuar një koktej rasti si dhe u shpërndanë dhurata për ta.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla Fillore Publikuar më: 12/03/2018