Sot në Qendrën tonë, për vizitë njëditore, po qëndron Inspektori për Provincën e Jugut të Italisë, për Shqipërinë, Kosovën dhe Zyrihun, i shoqëruar nga Don Mimmo Madonna, Delegat Inspektorial për Baritoren Rinore.

Kjo është vizita e tij e parë në Qendrën tonë pas emërimit në postin e Inspektorit. Ai po njihet për së afërmi me punën dhe aktivitetet e Qendrës sonë.

Në fjalën përshëndetëse, të drejtuar nxënësve të klasave të XI-ta, Don Angelo përfioti nga rastin t’u urojë një vit shkollor të mbarë dhe të frytshëm.

Pas vizitës në Qendrën tonë, së bashku me stafin, do të udhëtojë drejt Shkodrës për trajnimin dyditor të organizuar për të gjithë stafin pedagogjik të Qendrave “Don Bosko” në Kosovë e Shqipëri.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 20/10/2017