Sot qendra jonë kishte kënaqësinë ta pres Inspektorin Don Angelo Santorsola inspektor i Italisë së Jugut dhe pjesës së Mesdheut dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen më për së afër me punën e Qendrës sonë dhe të gjitha Qendrave të Don Boskos në Kosovë e Shqipëri.

Don Angelo Santorsola së bashku me bashkëpunëtorët e tij Don Domenico Madonna (i ngarkuari për të rinjtë), Don Riccardo Cariddi (Ekonom), Don Lello Leva (Sekretari), Don Emidio Laterza (këshilltar), Don Francesco Reddavid (këshilltar) Don Pierluigi Lanotte (këshilltar) dhe Don Tomë Mihaj (këshilltar) u pritën nga drejtori i Qendrës Don Izidor Lukic i cili i njoftoi për të arriturat e Qendrës.

Me pas ata ju drejtuan nxënësve të klasave të XII-ta me disa fjalë dhe ju uruan mirëseardhje atyre në shëtitjen kulturore që do ta bëjnë në Itali në muajin Prill.

Me pas te gjithë bënë një vizitë në Shkollën Fillore dhe në gjithë kompleksin e Qendrës.

Të gjithë u ndanë shumë të kënaqur me punën dhe premtuan ndihmën e tyrë në zhvillimin e mëtutjeshëm në zhvillimin e Qendrës.

Falënderojmë inspektorin dhe bashkëpunëtoret e tij për vizitën dhe ju urojmë punë të mbarë në angazhimet e tyre!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 14/03/2018