Gjatë këtyre ditëve Qendra jonë ishte e nderuar që për vizitë pati Këshilltarin e Rektorit madhor dhe Eprorin Rajonal don Juan Carlos.

Qëllimi i vizitës së tij, ishte njohja me aktivitetet e Qendrës tonë dhe mbarëvajtjen e punës tonë.

Nga vizitat e shumta qe bëri nëpër Qendër, don Juan Carlos u ndie shumë i impresionuar me aktivitetet e shumta qe organizohen në Qendrën tonë.

Gjëja më e vlefshme për të, ishte, klima familjare e ndërtuar në Qendër, ku nxënësit dhe stafi ndihen të familjarizuar mes vete, gjë kjo qe i karakterizon Qendrat tona anë e mbanë botës.

Pas shumë takimeve, në fund takoi stafin e gjithë Qendrës dhe ndër fjalitë e para të Tij ishin falënderimet e shumta për punën e bërë dhe për atë qe po bëhet sidomos në këtë kohë pandemie.

Ai porositi se Don Bosko i kishte shumë për zemër fëmijët, andaj ajo trashëgimi duhet të përcillet edhe tek punonjësit e Qendrave tona, sepse siç thoshte Don Bosko, “Unë për Ju punoj, për Ju studioj, për Ju jam i gatshëm ta jap edhe Jetën”.

Andaj, në emër të drejtorit të Qendrës don Dominik Skender Qerimi, zv. drejtorit don Tomë Mihaj dhe përgjegjësit të SHFMU don Gjonit, falënderojmë Këshilltarin e Rektorit madhor dhe Eprorin Rajonal don Juan Carlos për vizitën e tij dhe urojmë që kjo vizitë dhe këshillat e tij, të shërbejnë si udhërrëfyes në misionin tonë.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 26/05/2021