Sot me datë 6 prill 2017, u nisën për një vizitë kulturore një javore në Itali maturantët e shkollës sonë.

Ata do të kenë një agjendë të ngjeshur ku do të vizitojnë qytetet më antike të Italisë. Ata do t’i vizitojnë qytetet si Napoli, Caserta, Pompei, Sorrento dhe kryeqytetin Romën.

Të gjitha këto qytete kanë në vete një histori mijëra vjeçare dhe nxënësit tanë do të kenë mundësi që t’i shohin për se së afërmi të gjitha ato monumente historike.

Ne urojmë që nxënësit tanë se bashku me përcjellësit e tyre kujdestarët, zëvendës drejtori dhe drejtori, të kalojnë një javë të bukur duke I shijuar bukuritë që ofron shteti më i lashtë Evropian.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 06/04/2017